Lajme

Aksidentohen tri vetura dhe një kamion në rrugën Prishtinë-Gjilan, 6 persona dërgohen në QKUK

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave dhe një kamioni. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin mjekësor.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai theksoi se janë shkaktuar dhe dëme materiale.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.”, tha Borovci