Aksidenti në Skenderaj lë të vdekur një fëmijë dhe gjashtë të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditë me parë, ku për pasojë një fëmijë ka humbur jetën dhe gjashtë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ndodhi më 24 korrik 2025 rreth orës 19:32 dhe përfshiu dy vetura me drejtues meshkuj – njëri shtetas i huaj dhe tjetri kosovar.
“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat – tri femra dhe tre meshkuj, të gjithë shtetas kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konfirmuar se njëra prej tyre, një fëmijë, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.