Aksidenti me fatalitet në Besianë, shoqërohet në Polici një i dyshuar
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sonte në hyrje të fshatit Llapashticë në Besianë.
Sinjali mëson se në stacion policor është shoqëruar një person i dyshuar për aksidentin.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një përgjigje zyrtare, mirëpo të njëjtit s’kanë dhënë ende informacione.