KryesoreLajme

Aksidenti me fatalitet, ky është shoferi që dyshohet se goditi për vdekje 10-vjeçarin

Në media u raportua sot për një ngjarje të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Korishë të Prizrenit, ku si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe biçiklete, dy fëmijë kanë marrë lëndime të rënda trupore, me ç’rast njëri prej tyre ka gjetur tragjikisht vdekjen.

Siç mësoi, Sinjali, dy fëmijët ishin duke drejtuar biçikletën, njëri shoqërues dhe tjetri në cilësinë e pasagjerit, ku u goditën nga një automjet.

Sinjali mëson se personi që dyshohet se goditi dy fëmijët e mitur është Ylli Ahmetaj, 23-vjeçar, që vjen nga fshati Korishë e Prizrenit.

I dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje.

Bëhet e ditur se viktima e këtij aksidenti i cili u përplas nga automjeti është 10-vjeçar, nga fshati Reshtan i Suharekës.

Burime të Emergjencës bënë me dije se pas këtij aksidenti, njëri prej tyre ishte hospitalizuar në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri në QKUK, teksa viktima që po trajtohej në QKUK nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.