Aksidenti i tmerrshëm në Tiranë, këta janë tre të rinjtë që humbën jetën
Euronews Albania raporton se viktima janë Klevis Rucaj, 20 vjeç, banues në Fier, Erisilda Abedini, 22 vjeçe, banuese ne Tiranë dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues 20-vjeçarin, Klevis Ruçaj ka qenë duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizjeje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë TEG-ut. Dhe, pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Hyndai”, me drejtues Qemal Kurtin, rreth 60 vjeç.