Lajme

Aksidenti i rëndë/ Rreth 30 persona të lënduar, Policia jep detaje

Dhjetëra persona janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në fshatin Vragoli.

Lajmin për Gazeta Enigma e ka bërë të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Afro 30 persona janë lënduar.” tha Krasniqi.