Aksidenti i rëndë në Klinafc, flasin nga Policia: Tre persona u dërguan në spital
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Klinafc të Klinës, rreth orës 15:00, pasi tri vetura u aksidentuan me njëra-tjetrën, ku për pasojë pati edhe të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bën të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, nga ky aksident u lënduan tre persona të cilët kanë kërkuar ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal në Pejë.
“Njësitet kompetente të trafikut pas momentit të aksidentit dolën në vendin e ngjarjes ku e trajtuan rastin”, tha Gashi për Sinjalin.
Në pamjet e publikuara nga mediat lokale, dëmet materiale shihen se ishin goxha të mëdha.