Aksident tragjik/ Një i vdekur dhe nëntë të lënduar, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në fshatin Dobrushë të Istogut, një person ka mbetur i vdekur.
Përveç viktimës, nëntë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar
Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Pejës.
“Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës”, u shpreh ai.