Aksident tragjik në Prizren, i vdekur një kalimtar i rastit
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Randobravë të Prizrenit.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 19:40.
Viktima është një këmbësor.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.