Aksident tragjik, 23-vjeçarja humb kontrollin mbi veturë – vdes një person
Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në orën 00:06 në magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur ” Kulla me qeshmë” ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar, raporotn Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veselit tha se vetura për çështje të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në hekurudhë.
“Më datën 13.05.2023 në ora 00:06 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur ” Kulla me qeshmë” ka ndodhur një aksident komunikacioni, e përfshimë një veturë me targa vendore. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, derisa vetura po qarkullonte nga Hani i Elezit në drejtim te Kaçanikut dhe me të arritur tek vendi i quajtur ,,Kulla me qeshmë ’, për çështje të panjohura humb kontrollin mbi veturë dhe kalon në anën e kundërt te lëvizjes, bije në hendek dhe përfundon në hekurudhë”, tha ai për Sinjalin.
“Për pasojë e këtij askidenti në vendin e ngjarjes humb jetën pasagjeri Q.S (M/K) i moshës 76, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar, ndërsa lëndime trupore pëson shoferi Xh.S (F/K) e moshës.23 vjeçare, e cila pasi merr ndihmën e parë mjekësore në Kaçanik, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, shtoi Veseli.
Ai shtoi se nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë marrë masat e nevojshme për hetim, ndërsa trupi i pajetë ështê dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.