Lajme

Aksident trafiku në Prishtinë, rrokulliset një veturë – FOTO

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rrugës për në Hajvali, në afërsi të qendrës së paraburgimit, ku një veturë është rrokullisur, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si makina ka përfunduar me katër rrotat përpjetë si pasojë e rrokullisjes.

Sipas sinjalizuesit, ka persona të lënduar, ndërkohë që nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti.

Kujtojmë se si pasojë e motit të keq jo rrallëherë janë shkaktuar aksidente në trafik.