Lajme

Aksident i rëndë/ Autoambulanca përplaset me makinën

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Sipas disa sinjalizuesve, aksidenti ka ndodhur në mes të një autoambulance dhe një veture tjetër.

Të njëjtit theksojnë se shoferi i veturës nuk i ka dhënë përparësi autoambulancës, të cilët ishin me sirenë duke vozitur në rrugë, çka ka bërë që dy veturat të përplasen mes vete.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar, përpos dëmeve të shkaktuara materiale.