Lajme

Aksident në Pejë, vdes një person e lëndohen tre të tjerë

Një person ka vdekur e tre të tjerë janë lënduar të hënën, në një aksident trafiku në fshatin Novosellë të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për KOHËN se për aksidentin është njoftuar në orën 07:45.

“Policia e Kosovës është njoftuar për aksidentin në orën 07:45. Në fshatin Novosellë të Pejës, dy vetura janë përfshirë në aksident. Tre persona janë dërguar për trajtim në Prishtinë, ndërsa njëri është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes. Në aksident është i përfshirë edhe një zyrtar policor”, deklaroi.