Lajme

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndon tre persona pasi vetura bie nga ura

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Vragoli, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Si pasojë e aksidentit vetura ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë disa metra”, tha Krasniqi.

Me rastin janë marrë njësitet policore.