Lajme

Aksident në Ferizaj, 3 të lënduar përfshirë një foshnjë

Një aksident trafiku ka ndodhur dje mes dy veturave në Koshare të Ferizajt.

Nga ky aksident lëndime kanë pësuar shoferja dhe dy pasagjeret, njëra foshnjë.

Policia njofton se shoferja dhe njëra nga pasagjeret janë dërguar në QKUK, ndërsa foshnja është liruar.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME, Fsh. Koshare, Ferizaj (NN) 09.04.2023 – 19:00. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar vozitësja femër kosovare dhe dy pasagjeret e saja femra kosovare (njëra foshnje). Vozitësja dhe njëra nga pasagjeret janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa foshnja është liruar.”