Lajme

Aksident në autostradën Prishtinë-Pejë, deklarohen nga Policia

Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten në autostradën Prishtinë-Pejë, afër fshatit Vragoli, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtnës, Daut Hoxha.

Ai tha se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, derisa s’është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Policia iu ka përgjigjur rastit dhe pas arritjes në vendin e ngjarjes është konstatuar se është shkaktuar një aksident trafiku me dëme material ku të përfshira kanë qenë një kamion dhe një veturë. Deri në këtë fazë nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës është marr me rastin sipas procedurave”, tha Hoxha.