Lajme

Aksident mes veturës dhe autobusit në Prishtinë, një i vdekur dhe 14 të lënduar

Një aksident mes një veture dhe një autobusi ka ndodhur në Keqekollë të Prishtinës, ku një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, tha Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.