Lajme

Aksident mes trenit dhe një veture në Prishtinë, Policia jep detaje (Pamje)

Një aksident ka ndodhur më herët në Prishtinë, më saktësisht tek “Përroi i Njelmët”, ku një veturë është përplasur me trenin që po udhëtonte në aksin Prishtinë-Pejë.

Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, nga ky aksident janë lënduar dy persona.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona” ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

Ajo ka ndarë edhe detaje për të lënduarit dhe hetimet e aksidentit.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor” shtoi Ahmeti.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti.