Aksident me pesë të lënduar në rrugën Ferizaj-Shtime, digjet një furgon
Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Shtime, të dielën rreth orës 14:50.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për KOHËN se dy furgonë janë përfshirë në aksident, ku njëri prej tyre është kapluar nga fjala.
“Veç dëmeve të shkaktuara materiale, njërin automjet e ka kapluar flaka, ndërsa pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në QKMF-Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve që kanë shuar zjarrin.
Njësia e Hetimeve po merret me rastin.