Aksident me fatalitet në Mazgit
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Obiliq, më saktë rrugës për në Mazgit.
Siç mëson Insajderi nga burime të veta, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se ka humbur jetën një person.
Insajderi ka tentuar të marrë një konfirmim nga Policia e Kosovës, por deri më tani nuk ka pasur përgjigje zyrtare.

