KryesoreLajme

Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Prizren Veri-Prizren Jug; kilometri i 13-të.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se në aksident ishin të përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.

“Në vendin e aksidentit kanë dal njësitet relevante policore dhe ekipet e tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rëndë”, tha Hoxha për Klankosova.tv.

“Për detaje tjera do të njoftoheni nga kompetentët pas raportimeve shtesë”, theksoi ai