Lajme

Aksident me 6 të lënduar, të aksidentuarit po trajtohen në QKUK

Një aksident me lëndime ka ndodhur në fshatin Bajqinë të Podujevës, mbrëmjen e djeshme.

Policia ka bërë të ditur se dy vetura janë përplasur mes vete dhe si pasojë 6 persona kanë pësuar lëndime.

Njëri prej të lënduarve raportohet të jetë i moshës së mitur.

“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.