Lajme

Aksident i rëndë, vetura përfundon me katër rrotë përpjetë – FOTO

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident ka ndodhur edhe para pak minutave në hyrje të Prizrenit, ku janë përfshirë dy vetura.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njëra veturë është rrokullisur, teksa bëjnë me dije se ka edhe persona të lënduar.