Lajme

Aksident i rëndë trafiku në Komoran, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, në hyrje të Komoranit.

Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku janë përfshirë dy vetura.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa për të lënduar ende nuk është njoftuar.

Policia e trafikut ndodhet në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.