Aksident i rëndë trafiku, lëndohen gjashtë persona
Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.
Sipas mjekut, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, përcjell Klankosova.tv.
“Fsh. Dobërllukë, Vushtrri 16.04.2023 – 09:45. Ka ndodhur aksident trafiku në mes tre veturave, njëra me targa të huaja. Si pasojë, lëndime kanë pësuar janë lënduar gjashtë persona të cilët janë duke u trajtuar dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.