Lajme

Aksident i rëndë trafiku, lëndohen 4 persona

W

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Kçiq të Mitrovicës, në segmentin që lidh këtë qytet me Prishtinës, raporton Gazeta Online Veriu info.

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, nga aksidenti ku u përfshin dy vetura.

Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur sonte rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugorë në fshatin Kçiq,, në aksidnet janë përfshirë dy vetura, si pasoj e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime.” – ka deklaruar Zahiti për Veriu.info.