Lajme

Aksident i rëndë te “Rruga C”: Përfshihen 5 vetura, lëndohen tre persona – ndër ta edhe këmbësorë

Mbrëmjen e së dieles ka ndodhur një aksident trafiku në “Rrugën C”, në Prishtinë ku janë lënduar tre persona ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Sinjalin se në aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe pesë automjete.

“Tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme material”, u shpreh ajo.

Ahmeti shton se njësiti i trafikut po merret me rastin për të zbardhur shkaqet që quan deri në shkaktimin e aksidentit.