Lajme

Aksident i rëndë, ‘taxi’ godet një fëmijë në zebra

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku një veturë e ka goditur një fëmijë teksa po kalonte rrugën, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Sinjalit, i cili tha se fëmija ishte në zebra, kur vetura e përplasi, duke i shkaktuar lëndime në këmbë.

Sipas tij, vetura që e ka goditur fëmijën është “taxi” i kompanisë Dallas.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë, por akoma nuk ka marrë një konfirmim zyrtar.

Kujtojmë se aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut e për shkak të shpejtësisë. Si pasojë e shpërqendrimit dhe pakujdesisë të shoferëve, viktima në shumë raste janë edhe këmbësorët.