Lajme

Aksident i rëndë: Përplasen tri vetura në magjistralen Gjakovë-Prizren (VIDEO)

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Gjakovë-Prizren ku janë të përfshira tri vetura.

Siç shihet nga videot e dërguara nga sinjalizuesit, dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Deri tani, nuk dihet nëse ka të lënduar.