Lajme

Aksident i rëndë në Rahovicë të Ferizaj, rrokulliset një veturë – VIDEO

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Rahovicë të Ferizajt, ku një veturë është përplasur në një shtyllë betoni.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura është rrokullisur, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës në Ferizaj dhe është në pritje të informacioneve zyrtare.