Aksident i rëndë në hyrje të Prishtinës: 5 vetura bëhen “kërrsh”, 4 persona përfundojnë në QKUK
Katër persona janë lënduar në një aksident në Veternik.
Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira pesë automjete.
Ajo theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare.
“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në Veternik. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Ahmeti.