Lajme

Aksident i rëndë në Gllamnik të Podujevës, publikohen pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku është rrokullisur një veturë, raporton Gazeta Sinjali.

Në pamjet që janë publikuar, shihet se një veturë ka pësuar dëme të mëdha materiale, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Sinjali mëson se Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.