Lajme

Aksident i rëndë: Katër vetura bëhen ‘kërrsh’ mes vete

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta me parë në Skenderaj, ku katër vetura janë goditur njëra me tjetrën.

Nga pamjet që ka siguruar Fakton.info, shihet që në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti pasagjerët dhe shoferët e gjitha veturave kanë dalur jashtë tyre si dhe janë  krijuar edhe kolona.

Policia ende nuk ka dhënë detaje lidhur me aksidentin.