Lajme

Aksident i rëndë: Katër të lënduar dërgohen në spital

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në hyrje të fshatit Dobërçan të Gjilanit. Lajmin e ka bërë të ditur Valon Osmani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.

Sipas Osmanit, aksidenti ka ndodhur sot, më 25 dhjetor 2024, rreth orës 12:15, dhe janë përfshirë dy vetura me targa jo vendore.

“Katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit,” ka deklaruar Osmani.

Aktualisht, hetuesit policorë janë duke punuar për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Gjendja e personave të lënduar mbetet për t’u konfirmuar nga ekipet mjekësore