Lajme

Aksident i rëndë/ Dy persona dërgohet me urgjencë në spital (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë pranë hekurudhës në hyrje të qytetit të Mitrovicës, ku të përfshira janë dy vetura.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, njofton se nga ky aksident janë lënduar dy persona.

Vetëm gjatë ditës së sotme në rajonin e Mitrovicës dhe në magjistralet drejt saj kanë ndodhur tri aksidente.