Lajme

Aksident i rëndë, BMW-së i dalin gomat nga vendi – dyshohet për të lënduar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Numrit të këtyre aksidenteve i është shtuar edhe një në Graçanicë, ku siç bëhet e ditur, vetura e aksidentuar (BMW) ka shtrembëruar shtyllën elektrike, teksa gomat i janë larguar nga vendi si pasojë e goditjes.

Me ç’rast dyshohet për të lënduar, ekipet mjekësore si dhe Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.