KryesoreLajme

Aksident fatal në Suharekë – ndërron jetë një person pas vetëaksidentit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë rreth orës 21:26 në rrugën mes fshatrave Shirokë dhe Sopij të Suharekës, ku ka ndodhur një vetëaksident me pasoja fatale, raporton Gazeta Sinjali.

Për pasojë ka mbetur i lënduar rëndë një person, i cili fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Suharekë. Për shkak të natyrës së lëndimeve, i njëjti është transferuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Fatkeqësisht, rreth orës 23:00 është konfirmuar se viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Hetuesit e trafikut kanë dal në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim.”, tha ai