Afrohet cikloni dhe ndryshimi drastik; Ky është moti në Kosovë
E Hëna do të karakterizohet me reshje shiu. Reshjet e shiut lokalisht do të jenë intensive dhe në formë të rrebesheve të fuqishme.
Në mbrëmje ulje e temperaturave dhe vende-vende reshje të përziera me borë, breshnicë, por të cilat nuk do të zgjasin shumë. Gjatë natës ulje e mëtutjeshme e temperaturave dhe erëra të ftohta veriore.
Temperaturat e ulëta me origjinë polare do të depërtojnë të martën në rajonin tonë të shoqëruara me erëra të ftohta nga veriu, ndërsa kjo mund të jetë dita më e ftohtë e fillimit të pranverës, ndërsa mëngjesi i së mërkurës mund të na sjellë acar nëse do të kemi kthjellim të plotë të motit.
Nga e mërkura presim qetësim të motit dhe rritje graduale të temperaturave.
Pra, pas disa ditëve pranverore na presin dy ditë jashtëzakonisht të paqëndrueshme dhe e marta mund të themi edhe dimërore, edhe pse nuk priten reshje bore në tërë territorin./METEOBALLKAN