Lajme

AAK-ja thirrje Qeverisë Kurti: Të shtyhet menjëherë vendimi për targat ilegale

“Çfarëdo eskalimi apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar Lajçak sot pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin e me të cilin kanë diskutuar për krizën aktuale të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka theksuar se në takim në mënyrë specifike kanë diskutuar për targat dhe sipas sllovakut duhet urgjentisht të gjendet një zgjidhje për të siguruar stabilitet dhe siguri në terren.

Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar me AAK-nw ku thanë se, Qeveria e Kosovës duhet të respektoj kërkesën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për targat.

“Qeveria duhet që menjëherë ta shtyjë vendimin për targat ilegale, sipas kërkesës së aleatëve tonë strategjik, deri në Marrëveshjen Finale mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke”, tha Lulëzim Blaka, Drejtor për Informim në AAK.