Lajme

A është Fahri Musliu babai i Vuçiqit? – Rrëfehet gazetari shqiptar që jetoi në Beograd

Gazetari dhe publicisti Fahri Musliu, ekskluzivisht për emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosova ka folur rreth të thënave mbi atësinë e tij ndaj Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai këtë histori të bujshme mediatike fillon ta sqarojë duke treguar se çfarë pyetje merr nga qytetarët në rrugë që besojnë se ai është babai i Vuçiqit.

“Çdo ditë ke nëpër rrjetet sociale ku më thonë se ‘pse s’po e detyron atë djalin tënd me na njoftë, me e njoftë Kosovën’. Unë tash po reagoj, po them ‘s’po më dëgjon bre, çka ka me bo, më ka dalë prej dore’. Pra, është një shpifje, me të thënë të drejtën, mjaft e hidhur. E hidhur sepse shpifjet janë të tilla. Po të kishte diçka konkrete, unë jam njeri i tillë që e pranoj sikur që e pranoj fëmijën tim, bie fjala”, u shpreh ai.

“Tash dikush thotë, keni shumë ngjashmëri, unë i them po de po ngjashmëri, por çka të bëj unë se fëmijët e mi nuk më ngjasojnë mua, atëherë të kujt janë ata? A e dini ju se në botë shtatë njerëz janë klone? Jo! Por, po flet sikur ti ai! Po ndoshta po flet sikur unë”.

Musliu më tutje shton: “Kjo ka ndodhë në tetor, para 8 vitesh. Më herët ka shkruar një portal serb vetëm me 1, 2 fjali se ka dalë informata prej RTS (Radio Televizionit Serb) se kinse Vuçiqi, kur veçse në atë periudhë pati filluar të afirmohej si zv.kryeministër, është djali i Fahriut”.

I pyetur nga autori i emisionit se a ka punuar në të njëjtën zyrë me nënën e Vuçiqit dhe a ka njohuri Vuçiqi mbi spekulimet se ai mund të jetë djali i tij, Musliu iu përgjigjet këtyre pyetjeve të cilat mund t’i dëgjoni në linkun në vijim nga minuta: 35’ 12”.