A do këtë shtesa për zyrtarët publik këtë muaj? MF dhe MPB dalin me njoftim
Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ditën e sotme do të disbursohen pagat e dyta sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.
Mirëpo, të gjithë zyrtarët publikë që përfitojnë shtesa, nuk do të mund ti marrin ato as këtë muaj.
Në njoftim është bërë e ditur se shtesat e sipërpërmendura për muajin shkurt dhe mars do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit prill.
“Komisionet për përcaktimin e shtesave të parapara me këtë ligj dhe aktet nënligjore që derivojnë prej tij, tashmë janë themeluar, kanë mbledhur të dhënat nga institucionet përkatëse lidhur me zyrtarët që mund/do të përfitojnë këto shtesa, përfshirë këtu komisionet për shtesën për kushte specifike të punës dhe shtesën për kushte tregu dhe janë duke i trajtuar të gjitha kërkesat.
Përkundër punës intensive të komisioneve për përcaktim të shtesave, procesi i trajtimit të të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, andaj njoftojmë të gjithë zyrtarët publikë se shtesat e sipërpërmendura për muajin shkurt dhe mars do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit prill”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Përkundër punës intensive të komisioneve për përcaktim të shtesave, procesi i trajtimit
të të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, andaj njoftojmë të gjithë
zyrtarët publikë se shtesat e sipërpërmendura për muajin shkurt dhe mars do të
paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit prill.
Gjatë këtij muaji, me prioritet, ekipet përgjegjëse kanë punuar në përfshirjen në sistem
të pagave për (i) punonjësit që nuk u kanë dalë pagat në muajt e kaluar, (ii) punonjësit
që janë rekrutuar/kanë lidhur kontratë me institucionet publike pas hyrjes në fuqi të
Ligjit. Për shkak të urgjencës, këtë muaj është arritur që të përfshihen në listat për
disbursim kompensimet e veçanta për stafin diplomatik të Republikës së Kosovës që
shërbejnë në misionet diplomatike dhe konsullore.
Puna në shqyrtimin dhe vendosjen e ekuivalencës përkatëse për secilën pozitë,
ndikohet jashtëzakonisht shumë nga numri i kërkesave, prandaj, ekipet do të vazhdojnë
të punojnë edhe në ditët dhe javët e ardhshme deri në adresimin e plotë të çdo
pasaktësie në listat e pagave. E shprehur në numër të kërkesave individuale, DMZP
dhe Thesari, janë duke trajtuar një numër të madh kërkesash, prandaj, është shfaqur
nevoja e përcaktimit të prioriteteve për shqyrtim sipas shkallës së urgjencës deri në këtë
moment.
Njoftojmë opinionin dhe të gjitha palët e interesuara se përgjithësisht por duke mos u
kufizuar, kërkesat që po shqyrtohen kanë përafërsisht bazë si në shpjegimin e
mëposhtëm:
- Punonjës aktual që nuk u janë ekzekutuar pagat (në prioritet brenda muajit mars
– pagat u paguhen retroaktivisht nga momenti i hyrjes në fuqi të Ligjit); - Punonjës të rinj që punësohen/lidhin kontratë pas hyrjes në fuqi të Ligjit (në
prioritet brenda muajit mars); - Punonjës të cilëve, pas hyrjes në fuqi të Ligjit, u është përcaktuar koeficient i
gabuar në raport me koeficientin sipas sistemit të vjetër të pagave (vijon
korrigjimi edhe në ditët dhe javët në vazhdim–pagat u barazohen retroaktivisht
nga momenti i hyrjes në fuqi të Ligjit); - Punonjës të cilëve vet shtojca përkatëse e Ligjit u ka përcaktuar klasifikim të
posaçëm, p.sh ekspertë sipas shtojcave të posaçme, specialistët, inspektorët,
punonjësit në arsim, shëndetësi, art, kulturë e trashëgimi kulturore apo një fushë
tjetër, (vijon korrigjimi edhe në ditët dhe javët në vazhdim – pagat u barazohen
retroaktivisht nga momenti i hyrjes në fuqi të Ligjit); - Punonjës të cilët kanë kërkuar ndërrim klase, statusi apo kategorie nga çfarë
janë aktualisht (kjo kategori mund të rishikohet vetëm pas miratimit të strukturës
organizative përmes aktit që përmban klasat për secilin pozicion brenda
strukturës. Institucionet obligohen sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 04/128 të datës
16.02.2023, të përfundojnë miratimin e akteve normative që rregullojnë ndër të
tjera, klasifikimin e vendeve të punës në kuadër të strukturave përkatëse). - Arsye të tjera.
Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës
dhe Transfereve, do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me njësitë e menaxhimit të
burimeve njerëzore dhe me udhëheqësit e institucioneve me qëllim adresimin më të
shpejtë dhe më të saktë të të gjitha kërkesave që përmbajnë mospërputhje me
përcaktimet e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, ligj ky i cili, ka reformuar rrënjësisht
strukturën e pagave në sektorin publik për herë të parë në Republikën e Kosovës.