E puthi nxënësen e mitur, ky është mësimdhënësi i dyshuar për sulm seksual, shumë shpejt del para Gjykatës
Një rast i tmerrshëm i sulmit seksual është publikuar dje dhe dyshohet të ketë ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku mësimdhënësi Valentin Selmanaj është filmuar fshehurazi duke e puthur një nxënëse të klasës së shtatë, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo ngjarje e tmerrshme që ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, i ka kushtuar me arrestim dhe ndalim mësimdhënësit të dyshuar.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar se ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve, nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.
“Prokurori i shteti ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”.
Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.”, tha Nikçi.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.