KryesoreLajme

Kishte bashkëjetuar me vajzën e mitur dhe e kishte dhunuar – Detaje nga rasti i tmerrshëm në Gjilan

Një rast i dhunimit është raportuar nga Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se një person në Gjilan kishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur të cilën edhe e kishte dhunuar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje kurse viktima në strehimore.

Njoftimi i Policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur dhe dyshohet se është kryer vepra e lartcekur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në strehimore.