“E paftyrë, laje ftyrën me sapun”/ Telashe mes çiftit në Skenderaj, gruaja e çon burrin në Polici
Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga fshati Burojë, pasi gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.
Sinjali mëson se mes tyre ka pasur konflikt verbal i përcjellë me ofendime e të shara. Bazuar në dëshminë e 28-vjeçares, i shoqi e ka ofenduar duke e quajtur të pafytyrë.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.