Lajme

Djali kërcënon me jetë babanë e tij: Kom me ta pre krytë e kom me dalë me to nëpër qytet

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i frikshëm ka ndodhur në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar seriozisht babanë e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 63-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pasi ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga djali i tij.

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari e ka kërcënuar se do ia presë kokën dhe më pas me kokën e tij do të shëtitet nëpër qytet.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në kapjen e të dyshuarit, pasi që i njëjti ndodhet në arrati.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.