KryesoreLajme

Rrahje masive në Obiliq, katër persona bëhen për spital – Policia arreston dy të dyshuar

Një përleshje në mes të disa personave ka ndodhur në Obiliq, saktësisht në fshatin Sibovc, rreth orës 11:00.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga kjo përleshje, katër persona kanë pësuar lëndime, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Tutje PK ka bërë të ditur se në lidhje me rastin janë intervistuar tre persona, nga të cilët dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Ndalohen për 48 orë, dy persona të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në fshatin Sibovc të Obiliqit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin, i cili nga prokurori është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.

Bazuar në hetimet fillestare, gjatë përleshjes katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Personave të lënduar u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor, ndërkohë që lidhur me rastin policia ka intervistuar tre persona të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, dy prej të cilëve pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.