Lajme

Dëm i madh për familjen Hoti në Gjakovë, hajnat ia vjedhin tre krerë lopë

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri te qytetarët dhe bizneset e ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në familjen Hoti nga fshati Rogovë e Gjakovës.

Sinjali mëson se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në fermën e familjes dhe kanë vjedhur tre krerë lopë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sipas pronarit të fermës, dëmi i shkaktuar kap vlerën e rreth 6 mijë eurove.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/