KryesoreLajme

Kurti: Bandat në veri ose kthehen në Serbi ose arrestohen në Kosovë, pastaj zgjedhjet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar për NBC se Kosova është duke kryer detyrat e saj ashtu siç i parasheh kushtetuta dhe ligji, duke u munduar të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj.

“Kosova është shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor… Ne nuk kemi marrëdhënie me Rusinë e as Kinën, por Serbia ka. Ka një numër të konsiderueshëm investitorësh rusë dhe kinezë” tha Kurti kur u pyet nëse sheh ndonjë ndikim rus në Serbi.

Ai thotë se Kosova është shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe lirisë.

Sipas Kurtit, nuk ka dëshmi që Policia e Kosovës është sjellur padrejtësisht ndaj protestuesve serbë në veri. Ai thotë se Policia e Kosovës është më e sofistikuara në Ballkan, e trajnuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Ai tutje nuk e ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri.

“Neve na duhet që këto banda të dhunshme ose të kthehen në Serbi, nga ku kanë ardhur, ose të hyjnë në burg. Neve na duhet qetësi, nëse duam të mbajmë zgjedhje të reja.

Kryetarët e rinj duket se nuk e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm për shkak të pjesëmarrjes së vogël të votueseve në zgjedhje. Ne kemi bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë, por Beogradi u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 23 prillit” shtoi Kurti.