E trishtë: Ky është personi që u gjet i varur në mal
Disa orë më parë raportuam për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur të martën në fshatin Lupç të Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet për vetëvrasje. Viktima është hasur i varur në litar në pyll dhe sipas informacioneve të para trupi është dekompozuar.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima dyshohet të jetë P. Adbiraman, banues i Qendrës së Përkohshme të Pritjes së Migrantëve që ndodhet në Vranidoll. I ndjeri kishte dalë nga qendra para rreth dy javësh dhe asgjë nuk dihej për fatin e tij, deri më dje, kur u gjet i varur në pyll.
Sinjali mëson se viktima është gjetur nga një qytetar, i cili më pas njoftoi Policinë dhe menjëherë njësitet përkatëse intervenuan në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Edhe nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ishte duke ecur në pyll, kishte hasur në një person të varur me litar. Në vend-ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”