Lajme

Rast i rëndë për familjen Berisha: Ky është 50-vjeçari që u gjet i vdekur në banesën e tij, jetonte i vetëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në një banesë në Fushë Kosovë, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Ky rast ka tronditur familjen Berisha, ku e morën lajmin se familjari i tyre është ndarë nga jeta, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Afrim Berishën, 50-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku konstatoi se viktima ishte pa shenja jete dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe, rasti është zbuluar kur vëllai i viktimës e njoftoi Policinë pasi gjeti Afrimin pa ndjenja në banesën e tij, ku jetonte i vetëm.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja